Ja pse nuk mund të flemë kur ndërrojmë vend

Kur flemë në vend të ri, truri “vendoset” në gjendje “mbijetese” dhe përjashtohet vetëm njëra gjysmë e tij, derisa hemisfera tjetër qëndron e zgjuar dhe në kujdes.

Shkencëtarët nga Universiteti Brown, që kanë studiuar këtë fenomen, thonë se në këtë gjendje reagojmë ndaj çdo zëri të panjohur.

Sipas tyre, në xhirimin e trurit është treguar arsyeja asimetrike e fjetjes: njëra është hemisfera e zgjuar dhe tjetra e cila fle. Hemisfera gjysmë e zgjuar reagon edhe ndaj stimujve të jashtëm.

Në këtë mënyrë flenë kafshët, ndërsa te zogjtë dhe gjitarët e detit është gjetur se njëra hemisferë fle, ndërsa tjetra është si roje e natës.

Balenat dhe delfinët janë shumë të ndjeshëm ndërsa flenë, dhe hemisferat e trurit të tyre flenë në mënyrë alternative.

“Truri ynë mund të ketë një përbërje miniaturë, si balenat dhe delfinët”, thanë shkencëtarët.

E me këtë zbulim, shkencëtarët që studiojnë gjumin, mund të gjejnë mënyrën e “përjashtimit” të këtij mekanizmit, që do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për njerëzit, të cilët udhëtojnë shpesh.