Ja veprimi që bën deputeti më i ri i PD gjatë betimit: Ma kishte borxh…

Lefter Maliqi ka bërë sot betimin si deputeti më i ri i Partisë Demokratike. Bashkë me të u betuan dhe 6 deputetë të tjerë. Në fjalimin e mbajtur, Maliqi u shpreh se mandati i tij iu dhurua nga ana e qytetarëve, të cilët i falënderon.

“Mos të kujtojnë ato që janë jashtë se janë më të mirë se ne. Kam sakrifikuar në protesta me demokratët. Falenderoj banorët e djathtë dhe te majtë. Basha një kryetar me mandat të dhuruar. Mandati im  ka te bëjë me kthimin e dinjitetit të asaj që më kishte borxh partia demokratike. Ne do përfaqesojmë denjësisht demokratët, do jemi më te ndershëm dhe zë më i fortë”, u shpreh Maliqi në Kuvend.

7 deputetët që u betuan: Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti.