Jeni ende në kohë për të patur trupin perfekt veror. Disa ‘hile’ për një bark të sheshtë!

Dhjami dhe barku i fryre është ai që bezdis më shumë gra ë burra, sepse është shumë jo estetik. Ka megjithatë disa mënyra për të shpëtuar prej tij.

Filloni me heqjen e kripës; OBSH rekomandon të merren vetëm 5 gramë në ditë ; dihet që ajo e mban ujin në organizëm kur përdoret me tepri. Mos hani çamçakëz; ky zakon shkakton fryrje të barkut dhe kaloni më shumë ajër sesa kur përtypeni zakonisht.Kontrolloni situatën hormonale: fryrja e barkut është një pasojë e ndryshimeve hormonale; të ushqyerit e shëndëtshëm dhe ushtrimet janë fizike janë mënyra më e mirë për të rikthyer ekuilibrin.

Mos e “rëndo dorën“ me zarzavatet e familjes crucifere, si lulelakra, brokoli apo lakrat, sepse shkaktojnë gazra.Duhet të flini mirë dhe mjaftueshëm; sikur dhe një gjysëm ore gjumë të humbni, rrezikoni shëndoshjen e ai dhjamë, me shumë mundësi do të përfundojë tek zona e barkut.

Pi ujë, sepse ndihmon hidratimin dhe eleminimin e ujit të tepërt në organizëm.Përmirëso qëndrimin; mbaje trupin drejt, sepse kur lëshohet, dhjami akumulohet më lehtë në bark.Vish të brendshme që e mbledhin barkun, sepse ndihmojnë dhe në rimodelim.