‘Jep dorëheqjen Edi Rama’!

Duke komentuar situatën e krijuar në vend, ku studentët vijojnë protestën, duke kërkuar t’iu plotësohen kërkesat e tyre, ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Muka shkruan se Rama duhet të dorëhiqet, pasi shqiptarët nuk e duan politikën anti-arsim dhe anti-shqiptare të 28 viteve.

Mesazhi i plotë i Taulant Mukës:

Jep doreheqjen Rama, Shqiptaret nuk e duan politiken anti-arsim dhe anti-shqiptare te 28 viteve!

“Masteri eshte investim i joti, jo i joni!“- u shpreh dje Kryeministri. Shqiperia sot ka ne krye nje kryeminister ngeles ne arsim dhe ne ndertimin e shtetit, shkaterrues te identitetit tone kombetar dhe te ardhmes se te rinjve dhe shqiptareve! Masteri dhe kualifimimet e tjera jane investim per shoqerine, investim per shtetin. Arsimi cilesor siguron specialistat ne fushen e ekonomise, shendetesise, arsimit, mjedisit, bujqesise, turizmit, ndertimit/infrastruktures, ligjit- shtylla te rendesishme te zhillimit ekonomik dhe social te shoqerise, dhe qe sigurojne ruajtjen e identitit tone kombetar.

Ne sot kemi shtet WhatsApp-i sepse ti kryeministrer ke nje administrate te paarsimuar, ke deputetete dhe ministra plagjiature dhe te pashkolluar, e per rrjedhoje te korruptuar! Ti sot ke nje hajdute te prones intelektuale ne krye te shendetesise, aty ku beteja intelektuale (ne te gjithe globin) eshte me kompetititve se çdo fushe tjeter. Sistemin e shendetesise e ktheve ne prone private, me foshnje qe vdesin cdo dite nga mungesa e perkujdesjes se shtetit dhe korrupsioni. Me e rendesishme per ministren tone plagjiature eshte propaganda sesa siguria e jetes! Me e rendesishme per ty kryeminister eshte imazhi, se nje sistem shendetesor bazuar ne vlerat dhe integritetin mjekesor, dhe ne sherbim te qytetareve! Vetem ne Shqiperi ndodh qe specializantet e mjekesise te mos paguhen, perkundrazi te shfrytezohen si skellever.

Nuk ndahen te rinjte ne katranjoz dhe jo katranjoz- jane te gjithe potencial per vendin tone! Ata jane mjeket e ardhshem, ekonomistat, mesuesit, inxhinieret, teknicienet, juristat, hidrauliket, kuzhinieret, specialistat e mjedisit, bujqesise etj. Duhet ti trajojme me respekt te gjithe, jo ti dhunojme permes propagandes dhe realitetit qe ti, qeveria dhe politika anti-shqiptare fabrikon. Ju dje thate qe te diplomuarit jashte vendit kane prioritet per punesim, dhe shume mire beni. Por çfare nenkuptoni me “jashte vendit”? Sepse edhe Gjermania dhe Amerika kane universitete te tipit Kristal, si universiteti ku pretendon se ka studiuar Ministrja e re e Arsimit – universitet i rankuar ne te njejtin nivel me Universitetin e Tiranes. Dhe pse duhet t’ju japim me shume prioritet individeve me te tilla diploma dhe jo te permiresojme cilesine e diplomave ne vend?

Po si mund te flasesh ti per edukate kryeminister, ti qe ke thyer cdo kornize etike ne komunikimin tend publik! Sot rinia shqiptare ka modelin me te keq te artikulimit publik qe nje kryeminister mund te kete, nje kryeminister qe bulizmin e ka sport. Jep doreheqjen Rama, shqiptaret nuk te duan ty dhe politiken 45+28 vjecare anti-shqiptare!