Jetimi që u arrestua nga policia pas protestës së opozitës, shet lule për të mbajtur frymën. Historia e veçantë

Djali që shihni në foton lart, quhet Bledar Dule, dhe prej mbrëmjes së të shtunës ndodhet i arrestuar pasi akuzohet nga policia si një nga dh.u.nuesit gjatë protestës së opozitës.

Por Bledari është jetimi i cili shiste lule për të fituar bukën e gojës, si dhe ndihmon të gjitha dyqanet e lagjes me punë të vogla për tu ushqyer

. Një zonjë të cilën ai e quan Nëna, kujdeset për ta larë, gatuar etj. Dulja nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe nuk është as sot.

Bledar Dulja protestoi sepse disa vite më parë u nxorr ne rrugë të madhe nga Bashkia Tiranë, së bashku me shumë fatkeq të cilët janë në të njëjtat kushte. Ata jetonin që prej fëmijërisë së tyre në disa ambiente pranë pallatit me shigjeta, u nxorën në rrugë dhe kurrë nuk u konsideruan si të denjë për banesat e famshme sociale, të cilat i përfitojnë ata qe kanë 3-4 të tilla në pronësi.