Jeton në Tiranë, serbi jep mesazhin “brilant” nga “Sheshi Skëndërbej”

Edhe pse serbët dhe shqiptarët nuk i kanë punët aq mirë, ky i ri ka vendosur të jetojë në Tiranë.

Kështu, Nikola Ristic është një 24 vjeçar, i cili jeton dhe punon prej dy vitesh në vendin tonë.

Teksa flet për Ervis Dogjanin, ai thotë se Shqipëria i dha mundësinë për të takuar shqiptarët dhe zakonet e tyre.

Ai shton se disa shqiptarë tani janë miqtë e tij të mirë. Nikola tregon se filloi të mësonte gjuhën shqipe dhe të eksploronte këtë vend, i cili për shumë kohë kishte qenë i izoluar.

Tërheqja në mjedisin e ri nuk ishte e vështirë për të.

Sipas djalit, problem është fakti se në Serbi të gjithë rriten me paragjykime për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai tregon:

Këto paragjykime kanë shumë të bëjnë me të gjithë ne. Ishte sfiduese për mua të mos i lejoja ato paragjykime të ndikonin në imazhin tim të jetës këtu. Në të njëjtën kohë, ishte gjithashtu një mësim i madh për mënyrën se si duhet të kuptojmë njerëzit që nuk i njohim mjaft”.

Ai ka ndërmend të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të gjatë, por nuk i dihet asnjëherë.