Jo vetëm reper, këngëtari do të provojë veten edhe si aktor

Reperi i njohur Majk është shumë i pëlqyer dhe i kërkuar nga publiku shqiptar.
Ai është çdo herë aktiv me projekte të reja në muzikë, gjersa nuk mungon edhe angazhimi i tij në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

Në gjithë këto vite, fansat kanë pasur mundësinë ta shohin Majkun vetëm si këngëtar ose reper, dhe jo duke eksperimentuar në një fushë tjetër.

Megjithatë, këtë herë reperi ka vendosur që të sprovojë veten edhe në një tjetër degë të artit, dhe është fjala për aktrimin.

Majk do të bëhet pjesë e një filmi të ri të kinematografisë vendore, film i cili do të mbajë titullin “Diamanti”.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq posterin e filmit.

“A ende po repovatni ju”, shkruan ai me shaka në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu kolegëve të tij, që ende nuk e kanë provuar një gjë të tillë si ai.

“Filmi më i mirë që keni parë ndonjëherë në shqip…Diamanti”, shkruan tutje Majk.
Në këtë film, ai do të luajë ‘veteveten’, pasi do të ketë rolin e këngëtarit që performon në një klub nate, rol i cili do të përbëjë identitetin e tij brenda filmit.

Data e publikimit të këtij filmi do të jetë 25 tetor 2018.