Ju kujtohet John Cena? Zbuloni se çfarë po ndodh me keçistin e dashur për shqiptarët

John Cena, një nga keçistët më të dashur të kohës së tij për dashamirësit shqiptarë të WWE, u ka bërë një surprizë fansave të tij, teksa ka zbuluar në rrjetet sociale një tatuazh të ri.

John Cena është një nga reslerët më të dekoruar WWE të të gjitha kohërave, duke qenë kampion bote 16 herë, shkruan Shkodranews.

Kjo e çoi drejt një karrierë në ekran, duke u shfaqur në filma të tillë si “Blockers”, “The Marine”, apo “Transformers Bumblebee”.

41-vjeçari ka marrë vëmendjen e mediave jashtë ringut edhe me lidhjen e tij të trazuar me resleren Nikki Bella.

Cena tani është në Kinë, ku po filmon filmin thriller-aksion “Project X”, së bashku me Jackie Chan, shkruan Shkodranews.

Pavarësisht kësaj, ai ka gjetur kohë për të postuar një video të çuditshme në mediat sociale, ku tregon një tatuazh.

Nuk dihet nëse tatuazhi është i vërtetë apo i përkohshëm, sa për xhirimet e filmit të ri. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU