Ju thamë se këtë javë do ndodhte diçka e pabesueshme? Sinoptikanët japin alarmin tjetër

Pas ditëve të ngrohta që sollën para kohe pranverën, vendi i ka ardhur sërish ditëve me reshje e borë.

Në zonat malore të vendit në verilindje dhe juglindje të vendit është rikthyer dëbora, ku në Korçë, Peshkopi dhe Bulqizë disa centimetra dëborë kanë rënë gjatë natës.

Reshjet vazhdojnë të bien edhe në Bulqizë, por nuk raportohen probleme. Ndërsa në bregdet moti i keq po bëhet pengese për lundrimet.

Sinoptikanët kishin paralajmëruar për një rikthim të dimrit në pranvere për shkak të ndryshimit të situates sinoptike në vranësira dhe reshje.

Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.

Parashikohet që muaji MARS të suprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës./ShkodraNews