Ka ndryshuar sa nuk njihet nga jeta përrallore që po bën, ja çfarë ka ndodhur me këngëtaren shqiptare

Kengetarja e njohur me zerin e embel melodioz dhe te vecante, Mariza Ikonomi prej disa muajsh është duke jetuar dhe punuar në Karaibe, ku luan në shfaqje të ndryshme, duke interpretuar personazhe të shumëllojshëm. Së fundmi, Mariza ka zhvilluar një intervistë në një lidhje me Skype me emisionin Rudina, ku ka treguar se është duke e shijuar shumë jetën atje.

“U bënë gati 4 muaj e gjysmë që unë jam këtu dhe kanë kaluar shumë shpejt. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe më vjen keq që për tre javë më duhet të kthehem në Evropë. Por është më shumë se sa bukur këtu, është një magji e vërtetë. Këtë eksperiencë unë e shikoj si dhuratë nga universi, jo vetëm punoj, por edhe e shijoj pak. Unë këtu jam duke bërë performanca, të cilat i bëjmë në teatër, por edhe nëpër resorte. Në të vërtetë mua më ka pëlqyer jo vetëm të këndoj, por edhe të aktroj e të kërcej. E ku ka më bukur se sa të bësh atë që do dhe të udhëtosh. Është një jetë ndryshe nga ajo që ne bëjmë dhe të duket sikur t’i vërtet rilind. Merr energji pozitive nga këto vende.

Ja jeta qe po ben ajo atje