Ka tre fëmijë, por është një ‘super-pjeshkë’! Mësoni sekretet e saj të bukurisë

Mamaja e tre fëmijëve është lavdëruar për pamjen e saj rinore – por sa e vjetër mendoni se ajo është?

Modelja Abigail O’Neill mburret me trupin e saj që me të vërtetë është për tu pasur zili.

Bukuroshja australiane, nga Byron Bay, madje ka 12,300 fansa në Instagram.

Dhe kur është fjala për bukurinë e saj, ajo ja krediton figurën e saj dhe pamjen çokollatës së papërpunuar, hidratimit dhe diellin.

44-vjeçarja gjithashtu thotë se ka ndikuar edhe një “dush mrekulli” prej 12 minutash, të cilin ajo beson se është një sekret i pamjes së saj, shkruan Shkodranews.

Abigail i tha Beauticate: “Ky është trajtimi për fytyrën, rigjallëron trupin dhe tensionin e mendjes, dhe tonifikin trupin gjithashtu.”

Ajo ndjek rutinën 12-minutëshe, e cila përfshin tre minuta nën ujë të nxehtë dhe 30 sekonda të ftohtë.

Pastaj ajo e përsërit procedurën tre herë çdo ditë ose të paktën një herë në javë.

Çdo ditë, në fund të dushit ose banjës së rregullt të nxehtë, Abigail përfundon me 30 sekonda “freskuese, bonifikuese dhe forcuese të të ftohtit” në të gjithë trupin e saj, shkruan Shkodranews.

“Unë e kam bërë këtë për pothuajse 30 vjet dhe nuk kam asnjë dyshim se ka kontribuar në pamjen time rinore, prandaj është një nga këshillat më të mira”, shtoi Abigail.

Pavarësisht stinës, 40-vjeçarja tha se kjo është një rutinë e saj, shkruan Shkodranews.

Më parë këtë muaj, mamaja e tre fëmijëve ndau në Instagramin një sekret tjetër që nuk merr më shumë se 10 minuta për ta realizuar.

Ajo shkroi: “Kur isha vetëm 14 vjeç mësova artin e shëndetshëm të pastrimit të plotë të trupit (me kripë deti në të vërtetë) dhe e kam bërë këtë si pjesë e rutinës së fuqishme të bukurisë që nga ajo kohë”. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU