“Kam dhembje koke”, gruaja shkon me urgjencë në spital me shpresë për t’u shëruar, por doktorët…

Teksa kanë 3 vite që po vijojnë hetimet, tani, për prokurorin e Nocera Inferiore, ka elemente që bëjnë me përgjegjësi të mundshme ekipin mjekësor lidhur me vdekjen e Daniela Delli Priscolit, një nënë e re e tre fëmijëve, 38 vjeç, e cila humbi jetën më 10 dhjetor 2016. E tani, tre mjekë do të gjykohen me akuzën për vrasje.

Dy nga tre të pandehurit punonin në dhomën e urgjencës të spitalit “Fucito” në Mercato San Severino, ndërsa I treti ishte mjeku kryesor i gruas që kishte shkuar në spital me ankesa për dhimbje koke.

Të tre, në faza të ndryshme, sipas prokurorëve, i kanë nënvlerësuar ankesat e saj për dhimbje, duke bërë gabime në diagnozën e përcaktuar dhe duke shkaktuar vdekjen e pacientes.

Sipas një eksperti, nëse mjekët do të kishin bërë më shumë ekzaminime, ata mund ta kishin shpëtuar 38-vjeçaren./Përgatiti: ShkodraNews