“Kam merak për”/ Rama merr vendimin e befasishëm, ja ku do i çoj famijlarët e prekur nga tërmeti pas Vitit të Ri

Kryeministri Edi Rama premtoi se pas Vitit të Ri, famijlarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk do të qëndrojnë më nëpër hotele.

“Kam një merak për ata që janë në zonat rurale për nevojën për t’u garantuar cilësi maksimale. Duhet të fillojë identifikimi i apartamenteve që shteti do të marrë me qira, ku do të qëndrojnë deri kur të bëhet rindërtimi, që do të zgjasë, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë. Pasi të kalojën Krishtlindjet edhe Vitin e ri në hotele si njerëz dhe në Janar të kalojnë në apartamente që të ketë minimumin jetik, jo të shtrihen përtokë në çimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë.

Mendoj që brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar, masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre, ku do të bëhen të reja ose diku tjetër”, tha kryeministri Rama.