“Kam në gjendje të rë.ndë ***, s’më…”. I do.gjën makinën, kryebashkiaku zbulon arsyen

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli deklaron se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u do.gj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të madh.

“Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai, në një bisedë të shkurtër telefonike për Mapo-n.

Siç kemi raportuar edhe më herët, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë fl.akë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e fl.akëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.