“Kam një dhomë të mbushur me libra, do ia them dhe Mirelës”, deputeti befason Ramën

Deklarata e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro shkaktoi mjaft reagime. Statusin provokativ e ka rikujtuar dhe Pjerin Ndreu gjatë një takimi me të rinj në Lezhë, ku merrte pjesë dhe Rama.

Ndreu në fjalën e tij lëshoi dhe një batutë për Ministren e Kulturë, pasi kjo e fundit pak ditë më parë në një postim shkruante se nuk duhet bërë s*ks me ata që nuk kanë libra.

Ndreu: Kryeministri më thotë gjithmonë polic, se në fakt kështu jam njohur me të. Por për ta mbyll dua të tregojë një sekret, kryeministri nuk e di që unë në shtëpi kam një dhomë bibliotekë me romane dhe me poezi. Do ja them edhe Mirelës, por po jam them kryeministrit njëherë. Dhe Lezha është një vend ku ka nxjerrë shumë pena, nga Gjergj Fishta.