“Keni dy javë kohë…”, gjykata i vë “lakun” në fyt prokurorisë për Admir Murataj

I ka lënë vetëm dy javë kohë Prokurorisë që të sjellë prova e të faktojë vdekjen e Admir Murataj, gjykata për Krime të Rënda. Procesi ndaj të akuzuarit si truri i supergrabitjes së 6.5 milionë eurove në Rinas, pritej të niste gjatë ditës së sotme. Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00. Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.