‘Keni frikë nga vettingu se…ja kush është peshkaqeni më i madh’. Deputeti flet me emra konkretë, deputetët sh.qyejnë sytë…

Deputeti Lefter Maliqi tha në seancën plenare se nuk mund të vazhdohet më me fajin e ka Saliu apo Ilir Meta, por duhet të kapet peshkaqeni i madh.

Maliqi ka aluduar se peshkaqeni është Edi Rama, pasi tha se ai nuk është vetëm i madh, por edhe i gjatë.

“Mban në dorë vetëm një pikturë”, vijoi Maliqi, ndërsa kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe vettingun në politikë.

“Jam i pari që i futem vettingut në politikë, po ju keni frikë”, iu drejtua Maliqi ligjvënësve të Rilindjes.

Duke replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Maliqi i kujtoi premtimin se do të vendoste në krye të burgjeve ushtarakë, por në vend të tyre ka vendosur njerëz që fyejnë dhe kërcënojnë administratën.

“Këtu po bëhet një aktrim. Unë po ju drejtohem si shqiptarë, pasi jam dakord për ndryshimet në kodin penal. Tani nuk ekziston demokracia. Unë kam qenë zë kritik në 2013. Kemi Sandër Lleshin.

Do vendosim ushtarakë tha. Ku i ka ushtarakët? Drejtorët e burgjeve kërcënonin dhe fyenin administratën.

Pse kanë frikë nga vetingu? U tha për 300 ditë do ndryshojmë vendin, po çfarë u bë? Futin në veting policët me 400 mijë rrogë po si bëjnë vetingun vetes”, tha Maliqi.