Keni ndërmend të shkoni në plazh? Moti ju sjell surprizën e madhe për nesër

Gjatë ditës së nesërme, në zona të ndryshme të vendit pritet që të ketë reshje shiu, e në vende të caktuara edhe me rrufe e shtrëngata.

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Ditën e Enjte moti do të nisë i kthjellët. Në mesditë parashikohen zhvillime vranësirash, të cilat në zona të izoluara në male do të pasohen nga shi i dobët.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Juglindje-Veriperëndim duke u pasuar në bregdet valëzimi i forcës 1-2.

Temperaturat parashikohen në:

vendet malore 13°- 29°C

vendet e ulëta 17°- 33°C

vendet bregdetare 17°- 31°C