Keni probleme me Whatsapp? Lajme të këqija, lexoni menjëherë këtë njoftim

Rjeti i komunikimit Whatsapp ka nisur bllokimin e llogarive të disa përdoruesve pa i paralajmëruar më parë ata.

Ljami vjen nga vetë kompania e mesazheve e cila lajmëroi se kushdo që përdor aplikacionin, por që nuk mbështetet zyrtarisht nga Whatsapp, do të marrë një mesazh ku njoftohet se është ndaluar përkohësisht.

Bëhet fjalë për aplikacione të tilla si WhatsApp Plus dhe GB Whatsapp, të cilat aktivitetin e tyre e kanë të bazuar tek Whatsapp zyrtar, por u japin mundësinë përdoruesve që të përdorin tema të ndryshme.

Kompania e Whatsapp thotë se këto aplikacione shkelin kushtet e shërbimit, për këtë arsye përpjekja është për t’i bllokuar.

“Whatsapp nuk i mbështet këto aplikacione të palëve të treta, sepse nuk mund të vërtetojmë praktikat e tyre të sigurisë“, tha kompania në një njoftim. Nëse keni përdorur një nga këto aplikacione, mund të kaloni pa asnjë problem në Whatsappin zyrtar dhe nuk do të humbisni asnjë historik të bisedave.