Kinematografia në zi, humb jetën aktori 20-vjeçar

Aktori i shtëpisë filmike “Disney”, Cameron Boyce, ka humbur jetenr sot në moshën 20 vjeçare.

Këtë e bënë të ditur sipas Daily Mail familjarët e aktorit. Ata thonë se ai  u nda nga jeta si shkak i përdorimit të barnave të tepërta.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se këtë mëngjes ne e humbon Cameronin. Ai ndërroi jetë gjatë gjumit për shkak të përdorimit të tepërt të barërave që i përdorte për ta trajtuar sëmundjen e tij”, kanë deklaruar familjarët.

Boyce u bë i njohur për publikun në rolin e tij në filmin “Descendants and Jessie”.