Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i madh

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjecare aktori i njohur i kinematografisë botërore, Scott Wilson.

Aktori i famshëm i “The Walking Dead”, u nda nga jeta për shkak të komplikimeve nga leukemia.

Aktori luajti karakterin e Hershel Greene në film nga 2011 në 2014.

I ndjeri, i lindur në Gjeorgji, debutoi në filmin “In The Heat Of The Night” në vitin 1967, ku luajti rolin e një njeriu të dyshuar për vrasje.