Kishin 71 vite bashkë, çifti i moshuar v.des në të njëjtën ditë

Herbert DeLaigle, 94 vjeç dhe Marilyn Frances DeLaigle, 88 vjeç kishin 71 vite të martuar.

Ata u panë për herë të parë në një kafene. Prindërit e gjashtë fëmijëve, ata kanë 16 nipër, 16 stërnipër dhe tre stër-stër nipër.

Çifti i moshuar, humbi jetën në një ditë, vetëm 12 orë diferencë nga njëri-tjetri.

Kur një njeri humb jetën, pas një lajmi të trishtë, njihet ndryshe si sindroma e zemrës së thyer. Shoku i rëndë emocional, mund të shkaktojë një dobësim të zemrës, arsye për atak në zemër. Dashuria e madhe për njëri-tjetrin, nuk i ka ndarë ata, as në ditën e vdekjes.