Kjo është pija që ul rrezikun për sëmundjet e zemrës, e keni në shtëpi por s’ia dini vlerat

Su.lmet në zemër janë shkaktarë i madh i vde.kjeve në të gjithë botën dhe janë emergjencë serioze shëndetësore.

Kur furnizimi me gjak në zemër bllokohet papritmas, formohet një mpiksje e cila e shkakton sulmin. Por, çfarë pije mund ta konsumoj një person që t’i zvogëlojë rreziqet e këtij sulmi?

Ekspertët fillimisht kanë paralajmëruar se konsumimi i ushqimeve me sasi të larta të yndyrës, kolesterol, ose sodium mund të jetë gjë shumë e dëmshme për zemrën.

Nëse veç dëshironi t’i ndërmerrni hapat për minimizimin e rrezikut të sulmit në zemër, atëherë ndryshimi i mënyrës se si ushqeheni është fillimi më i mirë,  transmeton Telegrafi. Sidoqoftë, sipas hulumtimeve më të reja, konsumimi i çajit të gjelbër mund t’i parandalojë vdekjet nga sulmet e zemrës dhe ato të trurit.

Një përbërës që gjendet në çaj të gjelbër mund të ndihmojë në shpërbërjen e pllakave që ndërlidhen me bllokimet e rrezikshme në enët e gjakut. Studimi gjithashtu ka konstatuar se çaji i gjelbër ndërlidhet me një zvogëlim në shtypje të gjakut.