Kjo që ndodh në Shkodër është e tmerrshme, ai e la amanet para se të ikte, por shikoni gjendjen

Varri i Kolë Idromenos tek varrezat katolike të Rrmajit po shkon drejt degradimit. Në shumë pjesë të atij monumenti janë krijuar plasaritje nga faktori kohë. Në nëntor të 2015 ministria e kulturës vendosi ta restaurojë atë monument. Pas perfundimit të fazës së parë edhe pse u tha nga ish zëvendësministri i kulturës se do të ketë edhe një fazë të dytë kjo nuk u bë.

Që nga nëntori i 2015 dhe deri më sot askush nuk ka bërë asnjë ndërhyrje më. Kjo ka bërë që varri monumental të nisë e të degradohet gradualisht. Në rast se nuk ndërhyhet atëherë do të dëmtohet plotësisht.

Kolë Idromeno është një prej figurave më të shquara të arkitekturës, pikturës apo arteve pamore. Ai para se të vdiste bëri arkitekturë për varrin e tij duke e lënë kështu amanet. Kjo vepër po dëmtohet duke ia humbur bukurinë dhe vlerat që ka. /ShkodraNews