“Kjo qeveri është goditur për rrugët e florinjta”, çfarë pritet sipas së shpejti

Situata politikë në syrin e analistit Artur Zheji në bën të kuptojmë se po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar analisti Artur Zheji. Tha se për këtë flasin qartë edhe ndryshimet e bëra nga Rama në qeveri janë në këtë kuadër. Sipas tij gjithçka për të krijuar idenë e një katarsi, e duke zhbërë vendime të ministrit Gjiknuri, apo edhe të ministrave të tjerë të larguar, të cilat siç shprehet Zheji kanë goditur fort mbështetjen e qytetarëve ndaj PS.

“Kjo qeveri është goditur për rrugët e florinjta. Ministrja Balluku ka ndërmarrë të zhbëjë çdo gjë që ka lënë Gjiknuri në funksion elektoral. Niveli i konsensusit të qytetarëve, në një sondazh të brendshëm që ka Rama, ka rënë në 28%. Më tepër është rritur zona gri, se sa opozita”, u shpreh Zheji.

 

 

Lexo edhe: