Kjo vajzë ka hallin e saj më të madh: Ai më bëri atë që s’e prisja dhe tani më kërkon…

Kjo është historia e një vajze të tradhtuar, e cila ndodhet mes dy zjarresh. Kjo pasi partneri, edhe pse  e ka tradhtuar, i kërkon të kthehen bashkë.

Ajo ndodhet mes dy rrugësh dhe kërkon ndihmën tuaj, për mënyrën se si të veprojë.

Letra:

Përshëndetje! Ndoshta shumë vajza janë gjendur në të njëjtën pozitë si unë. Ju do thoni pse është kaq shumë e nevojshme, që unë të shkruaj një histori në lidhje me këtë, por meqë nuk kam ku ta shpreh të gjithë atë që kam brenda mendova se ndoshta duke jua treguar juve do çlirohem paksa nga ajo peshë që më rëndon prej ditësh. Kam pasur një histori dy vjeçare me një djalë. Kam menduar gjithmonë se ai ishte mundësia e jetës sime, ndoshta sepse në sytë e mi ai ishte djali i përkryer. E shihja që më donte edhe ai dhe në fillim të raportit tonë ia kemi kaluar shumë mirë. Ishim të pandashëm dhe gjithçka ishte e mrekullueshme.

Kemi pasur një lidhje shumë pasiononte, plot aventura dhe të gjithë na kishin zili. Kemi bërë shumë çmenduri bashkë dhe në të gjitha mënyrat ai më ka shprehur se me donte deri në marrëzi, kjo jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Isha shumë e lumtur për këtë, pasi ndodh rrallë që të gjesh një njeri që të dashuroj ashtu, deri në marrëzi të gjithë qenien tënde, madje atë të vërtetën. Ai më njihte në thellësi, njihte edhe anën time më të errët dhe gjithsesi e dashuronte edhe atë pjesë negative të karakterit tim. Thonë që pasioni zgjat pak, por për ne ishte ndryshe. Jetuam lidhjen tonë në pasion për një vit e gjysmë, derisa ai filloi që të kishte probleme pune dhe ekonomike rrjedhimisht. Ky nuk ishte një problem për mua, unë e dashuroja me, apo pa para…

Në atë kohë i ofrova mbështetjen time për gjithçka, por e shihja që ai nuk ndjehej aspak komod. Zënkat mes nesh filluan që të bëheshin edhe më të shpeshta. Nuk e di pse, por ndryshe nga sa e kisha njohur, ai filloi të bëhej xheloz, madje në disa raste edhe posesiv. Kjo sjellje ishte e papritur për mua, nuk dija si të sillesha, pasi ishte diçka krejt e re, që nuk arrija ta kuptoja dhe të bëja lidhjen me karakterin e tij. Për gjashtë muaj kemi kaluar një krizë në çift, ai ishte i ftohtë dhe i largët. Përpjekjet e mia që gjërat të ktheheshin si më parë ishin të kota. Ai nuk bënte përpjekjen më të vogël që gjërat të ktheheshin për të mirën e të dyve, përkundrazi, bënte çdo gjë që të kishte një arsye më shumë për tu zënë. Kisha folur disa herë me të, për të ditur se çfarë e shqetësonte, por ai nuk pranonte asgjë. Ndonjëherë më kërkonte falje dhe më thoshte se ndjehej shumë i stresuar.

Përsëri e mirëkuptoja, megjithëse jo pak herë më kishte akuzuar pa të drejtë dhe më kishte lënduar me fjalët dhe sjelljen e tij. E shihja që gjërat nuk po shkonin mirë dhe e ndjeja gjithmonë edhe më të largët. E ndjeja që kjo ishte një goditje e fortë për raportin tonë, por gjithmonë shpresoja se do ishte një periudhë kalimtare. Nuk di si t’jua shpjegoj atë që ndjeja, por më dukej sikur nuk isha më ajo vajza perfekte në sytë e tij. U ndamë! Si ndodhi kjo? Ai më tradhtoi me një shoqen e tij dhe të gjithë këtë histori erdhi me ma tha një ditë të bukur. Pikërisht atë ditë kur nuk kisha vendosur që t’i bëja një surprizë, me shpresën se gjërat do të ktheheshin si më parë. Mbeta pa fjalë nga gjithçka që më tregoi dhe ndjeva se diçka brenda meje u thye përgjithmonë. Nuk dija çfarë t’i thosha dhe si të veproja. Sinqerisht ajo ka qenë dita më e keqe e jetës sime dhe si atë ditë nuk jam ndjerë kurrë më parë. Kisha një dhimbje të madhe dhe të fortë brenda vetes, saqe doja të ulërija me të madhe, të shpërtheja në lot, por e kisha të pamundur. Nuk arrija të reagoja, kisha ngrirë e gjitha.

Ai më kërkoi falje dhe e justifikoi këtë veprim me faktin që gjërat mes nesh po shkonin keq. Me sinqeritet ju them që nuk e kujtoj se si kam arritur deri në shtëpi dhe aq më pak se çfarë i kam thënë në ato momente. Kujtoj vetëm që i kam thënë që shpresoja që tani ta kishte gjetur veten dhe të ndjehej më mirë. Për gjashtë muaj të tjerë kam jetuar me dhimbjen që më shkaktoi ai. E ndjeja se si zemra më ishte thërrmuar dhe kishte lënë një hapësirë të madhe boshe brenda meje. Është e kotë t’ju tregoj sa shumë kaq qarë për të, mund ta merrni me mend. Ai ishte dashuria e jetës sime, i pari mashkull që më kishte bërë të ndjehesha e plotësuar dhe i vetmi njeri në këtë botë që më kishte njohur në gjithçka, deri në thellësinë time. Por ja, nuk ishte e thënë që të isha e lumtur. Ndoshta ishte e shkruar që të zhgënjehesha nga njeriu që dashuroja më shumë në jetë. Historia jonë nuk përfundon këtu

. Rikthehem tek arsyeja pse vendosa që t’ju tregoj këtë histori. Gjashtë muaj më pas, pikërisht atëherë kur unë po e kaloja dhimbjen dhe kisha nisur të merrja frymë ai erdhi… Erdhi të më kërkonte falje dhe jo vetëm kaq. Ai kërkon që të kthehemi bashkë, me pretendimin se unë jam e vetmja femër që dashuron. Më tha që nuk më kishte harruar për asnjë moment dhe se as vetë nuk e kishte kuptuar pse ishte sjellë në atë mënyrë me mua. E gjitha kjo ma riktheu edhe njëherë vuajtjen dhe më kujtoi tradhtinë e tij, zhgënjimin.

Megjithëse ka kaluar kaq shumë kohë, kuptova që vazhdoj ta dua. E dua me të njëjtën forcë. As unë nuk e kam harruar, e vetmja gjë që ka ndodhur këta gjashtë muaj me mua ka qenë reagimi, mësova të reagoj dhe të jetoj edhe me mungesën e tij. Tani nuk di çfarë të bëj. Nuk e di si i rezistova dëshirës për tu hedhur edhe njëherë në krahët e tij, por arrita ta bëj dhe ende nuk i kam dhënë një përgjigje. Nuk di çfarë të bëj. Ju lutem më ndihmoni!