Kjo VIDEO është e madhe fare/ Hajduti tenton ta vjedhë, por vajza e bën për të qarë!

Hajduti u përpoq të vjedhë personin e gabuar. ‘Preja’ e tij, në të vërtetë, është kampionia braziliane e arteve marciale “Jiu-jitsu”.

Vajza, Sabrina Leites, 22 vjeçe, ishte në pragun e shtëpisë së saj në Manus të Brazilit, kur dy të rinj në një motor iu afruan dhe e urdhëruan të dorëzonte telefonin e saj celular.

Vajza, ka reaguar dhe duke bllokuar Magdeel da Silva, 18 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tij ia mbathi me motor, shkruan Shkodranews.

Vajza e ka mbërthyer atë në tokë me një lëvizje të arteve marciale në pritje për ardhjen e policisë.

Në pamje shihet i riu, i cili qan dhe bërtitet për dhimbjen e kapjes nga profesionistja. Raportohet se krahu i tij u thye. Jo vetëm kaq, por u arr***ua për grabitje. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU