Klaudia dhe Albi Nako të ndarë? Nëna dhe motra e balerinës zbulojnë të vërtetën

Të gjithë e kemi vlerësuar dhe duartrokitur balerinën Klaudia Pepa, e cila jo na ka bërë shpeshherë të habitemi nga performancat e saj të jashtëzakonshme jo vetëm në skenat shqiptare, por sidomos edhe në ato italiane. Pas garës në “Amici”, Klaudias iu hapën shumë dyer në vendin fqinj për të qenë pjesëmarrëse në programe televizive dhe për të firmosur kontrata për projekte që i shtohen çdo ditë.

Sot, balerina shqiptare ka hapur edhe një akademi kërcimi me emrin e saj, në të cilën ushtrohen në balet fëmijë e të rinj, nën kujdesin e Klaudias. Të gjitha këto merita e suksese paskan pasur sekretin ne gjene – familjen e Klaudia Pepës. Shpeshherë edhe në rrjetet sociale, Klaudia tregon pikën e dobët të saj – familjen.

Këtë pasdite, Lume dhe Pamela Pepa, e ëma dhe motra e Klaudias, kanë qenë të ftuara në programin “Rudina” në Tv Klan dhe kanë rrëfyer më shumë për talentet dhe sukseset e tyre në vite. E ëma e Klaudias, Lume Pepa, është kampione e qitjes dhe numëron plot 85 gara në të cilat ajo ka marrë vendin e parë. Po kështu, edhe Pamela, motra e vogël, studion në vitin e fundit në Liceun Artistik për kanto. Pamela është një mezosoprano shumë e talentuar, madje edhe e guximshme. Këtë shtator, ajo do të fillojë përgatitjet për të realizuat një koncert recital në Tiranë.

Të gjitha këto suksese të familjes, Lume Pepa i përjeton me shumë emocion. Natyrisht, të dyja vajzat e kanë bërë krenare me arritjet e tyre në vite, por Klaudia ka qenë gjithmonë krenaria e saj, ndaj edhe sapo fillon të flasë për të, e ka të vështirë t’i mbaje lotët.

Duke rrëfyer për vajzën e madhe, zonja Pepa tregon se Klaudia është privuar nga lojërat e fëmijërisë, ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj. Hyrja në balet qysh në moshën 5-vjeçare e vulosi një herë e përgjithmonë talentin dhe pasionin e saj për baletin, ndaj edhe çdo përpjekje tjetër për ta shkëputur ishte e kotë: “Vullneti që ka Klaudia është i jashtëzakonshëm, ka një forcë të brendshme të të arriturit të gjërave. Sapo arrin një gjë, kërkon edhe një tjetër. Duhet të bëj edhe këtë, edhe atë, është forca e brendshme që e nxit për të arritur gjithmonë e më shumë, është vajzë shumë punëtore.…” – rrëfen Lume Pepa për të bijën.

Ndërsa Pamela ka një armë tjetër të fortë – zërin, të cilin, siç thotë ajo, e ka të trashëguar nga i ati që ka kënduar para shumë vitesh: “Zërin them se e kam trashëguar nga babi…” – tregon Pamela për “Rudina”, si për të ndarë pozicionet në familjen e saj.

Si për Klaudian, edhe për të, e ëma përlotet ndërsa e dëgjon të flasë me përkushtim për pasionin për muzikën: “Kështu më ndodh edhe me Klaudian. Sa herë e shoh atë të kërcejë, unë qaj…” – thotë Lumja mes lotësh. Të gjithë nënat e dinë: ku ka më bukur se të jesh krenar për fëmijët: “Është kënaqësi e çdo prindi, të shohë fëmijën të realizuar në ëndrrat dhe dëshirat e veta…” – thotë nëna e dy vajzave, me të cilat është ndier gjithmoën krenare.

Po ashtu nëna e Klaudias ka zbuluar se çifti janë bashkë, por lidhjen e mbajnë në distancë.