Klodiana Shala tregon si e mbante ish-in me lekë

Sportistja e njohur dhe e talentuar shqiptare, Klodiana Shala ishte mbrëmë në emisionin “Late Night Show” në Ora News, ku ndër të tjera tregoi sesi me paratë që fitonte mbante familjen dhe ish-të dashurin.

Klodiana Shala: E kam filluar sportin në klasë sportive, në klasë të tetë. Kam patur spartakiadat e dikurshme dhe aty jam spikatur. Për 3 muaj kapa kategorinë e parë të të rriturave që jam shquar talent. Kam marrë bursë nga bota si sportistet më të talentuara të botës.

Kastro Zizo: Të kanë dhënë lekë?

Klodiana Shala: Po. Bursë monetare nga të huajt. Atëherë kam marrë nga 1000 dollarë në muaj për 4 vjet.

Kastro Zizo: Çfarë bëje me ato lekët?

Klodiana Shala: I shpërndaja. Kam bërë fazë përgatitore dhe gjithmonë kam ikur jashtë shtetit.

Kastro Zizo: Ndonjë lekë në shtëpi e ke cuar?

Klodiana Shala: Normal. E kam mbajtur dhe mamin dhe babin, edhe ish-in që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kismete.