Kokëfortësia e Ramës, “Presidentit mund t’i kërkohet sërish dekretimi i Lleshajt”, përplasje mes deputetëve

Duket se Kryeministri Rama do të vijojë me kokëfortësinë e tij lidhur me ministrin e Brendshëm. Burime nga Partia Socialiste i thanë televizionit Tema se meqënëse Presidenti Meta nuk u shpreh me dekret për Sandër Lleshajn, nuk përjashtohet mundësia për një kërkesë të dytë.

Ndërkohë deputetët e PD-së dhe PS-së mbajnë qëndrime të kundërta për emërimin e Lleshajt si ZV. Ministër të Brendshëm nga qeveria. Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, deklaroi se qeveria nuk ka tagër për të emëruar një zv. Ministër atë mund ta bëjë vetëm Ministri përkatës. Ndërkohë, të njëjtin interpretim nuk ben deputetja e PS-së në Komisionin e Ligjeve Klotilda Ferhati.

Tema TV mësoi nëpërmjet burimeve se meqënëse kreu i shtetit nuk është shprehur me dekret dhe afati për propozimin e parë ka skaduar nuk përjashtohet mundësia që të kete një kërkesë të dytë për ta dekretuar.