Komentuesja “kap mat” Ramën i kujton vilën në Surrel, përgjigja e tij …

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama foli për herë të parë lidhur me ngjarjen e djeshme tek “Petro Nini”.

Mirëpo, ai u prit nga një lumë kritikash nga qytetarët.

Komentuesit nuk kanë lënë pa i përmendur as vilën në Surrel dhe sigurisht kryeministri nuk ka denjuar t’u kthejë përgjigje.

Një nga komentueset i ka shkruar Ramës “Për vete ti je në rregull, ç’po ta “ni” për varfanjakët”

Komentuesi: Për vete ti je në rregull, vilën e ke në Surrel, çfarë po ta “ni” për ato varfanjakët!

Rama:  Miha Miha unë në Surrel kam një shtëpi si qindramijera shqiptarë, madje e kam një kat se rreth e rrotull i kam komshinjtë autoktonë a të ardhur dhe askush s’e ka shtëpinë një kat???? Sa per sa ma “ni” mue per varfanjaket, ate s’e di ti po e di vete unë dhe se bej që të ta tregoj ty, po ti kur të kesh ndihmuar ti të pakten një varfanjak me aq sa ke mundësi, atëherë flasim edhe për këtë!-i shkruan Rama