Konfirmohen thashethemet, këngëtari i njohur njofton largimin nga muzika

Këngëtari i njohur italian Al Bano Carrisi ka konfirmuar se do të largohet nga bota e muzikës.
Prej kohësh përflitej një largim i mundshëm i këngëtarit, teksa sot i ftuar në emisionin “Mattino cinque”, ai ka thënë se pas datës 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.

“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”, ka thënë 75-vjeçari.

Më 31 dhjetor ai do të mbajë koncertin e tij të fundit të lamtumirës për t’u shkëputur nga bota e muzikës. Shkak i këtij largimi është bërë gjendja e tij shëndetësore.

Në vitin 2017 Al Bano u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.
“Pas këtyre dy goditjeve, më duhej të pushojë”, u shpreh këngëtari. Megjithatë, ai ende lë një derë të hapur.

“Ndoshta kjo nuk do të jetë një lamtumirë përfundimtare”, shton ai.
Sipas thashethemeve, thuhet se Al Bano mund të sjellë një album të ri me këngë të papublikuara më parë.