Krahu i djathtë i Ramës: “Metën do ta zëjë orteku”. Reagon Curi: “Iliri është nga ata që vr.et””

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Baton Haxhiu dhe Arjan Curi, të cilët i janë përgjigjur pyetjes që është shtruar në emision nga Arian

Çani: Ilir Meta në kundërsulm: E shkarkojnë apo jep dorëheqjen?

“Kjo gjendje e tij politike është pritur për arsye se ka një referencë që nga ai debati për korrigjimin e kufijve dhe një ditë do ballafaqohej me të.

Metën do ta zëjë orteku. Gjuha çfarë ka folur këtë javë, s’duhet të ishte në fjalorin politik. E keqja  është se si kush do përfundojë, por un do kisha pasur qejf si asnjë prej këtyre që thash.

Ka keqmenaxhuar veten, situatën politike, ka nisur një betejë duke u bazuar mbi një pjesë të politikës gjermane”, tha Haxhiu.

“Ai është politikan i vjetër, nuk trembet nga një ortek…

Unë e shikoj realitetin shqiptar si një ripërsëritje në miniaturë të konfliktit të dy Amerikave që ndodhin atje, të asaj liberaliste dhe të konservatorëve të djathtë.

Do vr.asi jo dikë, por disa, metaforikisht. Shqetësimi i tij dhe i njerëzve që qëndrojnë pas tij, Meta është duke mbajtur anën e Trump. Meta është kërcënuar”, tha Curi.