‘Kur qesh dhe ti me dhëmbët si qen’, zemërohet keq Arbana Osmani me …

Arbana Osmani së fundi ka rënë shumë shpesh e komenteve negative ndaj saj deri edhe fyese. Këtë herë mesazhi në drejtim të saj i ka kaluar pritshmëritë!

Moderatorja, Arbana Osmani shpesh ndodhet përballë komenteve të pakëndshme në rrjete sociale, përgjithësisht në fotot që ajo poston. Por, në shumicën e rasteve Arbana ka edhe një replikë lidhur me mesazhe të tilla.

‘Kur qesh edhe ti me këto dhëmbët si qen….se di domethënë”,-ka qenë mesazhi i dërguar nga një ndjekëse. Megjithatë Arbana është gjithmonë e shtruar në përgjigjet e saj. Ajo e ka shpërndarë mesazhin e ndjekëses në InstaStori, ku i ka replikuar vetëm një të qeshur. Mbi foto moderatorja ka shkruar: Nuk do të rresht kurrë së buzëqeshuri.