Kush e nxori foton e polices që dyshohej si pjesë e grupit të Admir Murataj? Zbulohet e vërteta e lojës nga policia

Burime të mediave brenda policisë nxorën para pak ditësh foton e një gruaje e cila u tha se ishte policja e cila dyshohej se ishte pjesë e grupit të Admir Muratajt.

Dyshimet se 31-vjeçarja E. Bici ishte pjesë e b.andës rezultoi një b.lof.

Gruaja jeton në Gjermani prej disa muajsh dhe nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e parave. Ajo nuk ka qenë kurrë efektive policie, por vetëm nga konkurruar në Akademinë e Policisë.

Artan Hoxha: Ajo ka konkurruar për të hyrë në polici në vitin 2014. Çdo aplikant atje çon dosjen e plotë. Ajo ka fituar teorinë, por jo praktikën dhe dosja ka mbetur aty.

Ermal Vija: Fotoja dhe identiteti i vajzës ka dalë nga grupi hetimor. Janë 17 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë grabitje. Janë autoritetet e shtetit ato që duhet të japin llogari./

Spartak Koka: Gazetarët e prokurorisë e kanë marrë nga hetuesit.