“Ky është rasti i 3”/ Tahiri nxjerr mesazhin e rëndësishëm 6 ditë pas tërmetit

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi fatal për 51 persona të cilët u shuan poshtë rrënojave, ndërsa u plagosën qindra të tjerë.

Jo vetëm artistë shqiptar por edhe nga trevat e tjera shqiptare, personazhet e njohur janë bërë bashkë për t’u ardhur në ndihmë të prekurëve nga tërmeti.

Së fundmi përmes një  postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka treguar se për këtë rast tragjik që preku Shqipërinë  mëngjesin e 26 nëntorit, ai ka mbledhur 10 mijë euro në mënyrë  që t’iu vijë në ndihmë të prekurëve nga tërmeti, në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.

Postimi i plotë:

 

NJOFTIM I MIRË!!

 

10.000 Euro i mblodha për Shqipêrinë!

Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodër, ku së bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!

Po ashtu 2000 € premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesër do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; “Një kafe me Labin!

Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!

Zoti ju bekoftë.

Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë që quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe fëmijët që na presin që t’i shërojmë…!

Zoti e baft mirë.

Labi-FKSH