Lajm i fundit/ Bllokohet rruga që lidh Shkodrën me këtë qytet, rrëshqiti trajleri

Reshjet e borës dhe moti i keq kanë bërë që një trajler edhe pse i pajisur me zinxhirë të rrëshqasë duke bllokuar aksin që lidh qytetin e Pukës me Shkodrën.

Situata duket se po vjen duke u përkeqësuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike në vijim.

Meteorologët parashikojnë që reshjet të vazhdojnë edhe në orët e ardhshme.