Lajm i fundit/ Ministri Damian Gjiknuri në ‘b.urg’

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga Damian Gjiknuri, bashkëkryetar për Komisionin e Reformës Zgjedhore, i cili tha se është i gatshëm të tërhiqet nga ky funksion, nëse PD do të njohë Komisionin.

Por Bardhi tha se të gjithë personat e kapur duke vjedhur votat kanë vetëm një rrugë, të përballen me drejtësinë dhe të shkojnë në burg, për krimin e kryer.

“Të gjithë ata që kanë vjedhur votat apo janë kapur në përgjime, përfshi edhe Damian Gjiknurin, që janë pjesë e dosjeve 339 dhe 184, nuk do të kenë zgjedhje për t’u tërhequr nga komisioni apo jo, por duhet të shkojnë në burg”, tha Bardhi.

Damian Gjiknuri është një nga emrat e kapur në përgjimet e asaj që njihet si dosja 184. Në përgjimet e publikuara, Damiani flet për disa djem problematikë që duhet të qëndrojnë në zyrat e PS-së, ndërsa në një tjetër bisesë pas përfundimit të zgjedhjeve në Dibër, ai thotë “tërmet, tërmet…”, referuar fitores së thellë të socialistëve.