Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur, ah sa shpejt ike

Një lajm i trishtë është ai i ndarjes nga jeta në moshën 69-vjecare nga një sëmundje e rëndë ish-gazetari dhe diplomati Myftar Gjana dhe ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 13:00.

I ndjeri ishte ishte një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes studentore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe pjesëmarrës në grevën e urisë së shkurtit 91′.

Gjimnazin e kreu në qytetin e Kukësit në vitin 1978, ndërsa studimet e larta i kreu në vitet 1986 – 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Nga viti 1991 – 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës “Kosova”, ndërsa në vitet 1992 – 1996 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si drejtor i Drejtorisë së Shtypit.