Lajmëroi se do niste emisionin, Renato Mekollit i ndodh e papritura dhe e anulon

Shefi i kuzhines shqiptare, Renato Mekolli lajmëroi në janar të këtij viti, se së shpejti do të vinte me një emision të ri gatimi, me fëmijë.

“Një emision që kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë”, shkruante Renato asokohe.

Mirëpo e ka anuluar per momentin. Këtë e ka bërë të ditur Renato me anë të një postimi në Instagram, ku tregon punimet në studion e “Hell’s Kitchen 2” që do të nisë në muajin tetor në Top Channel.

“Hell’s Kitchen Albania 2 Jeni gati? Kjo që po ndodh në studion më gjigande “Nova” të Top Channel, që për herë te parë hapet për Hell’s Kitchen, nuk ka ndodhur kurrë më parë në nje Reality Shoë gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një Reality Show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si edhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon. Bëhuni gati, unë nuk do të ndryshoj, Hell’s Kitchen po.”, shkruan Renato.

“Dhe të dashur miq, përsa i përket emisionit të fëmijëve, nuk do të fillojë këtë kohë, ashtu siç ju kisha premtuar, për shkak të punës gjigande që po bëhet për Hell’s Kitchen, por do të fillojë në një moment më të vonshëm. Deri atëherë, ju përqafoj të gjithëve”, shton shefi i kuzhinës.