Lajmi i keq për të gjithë! Euro është katandisur si mos më keq, kap minimumin historik

Prej fillimit të dhjetorit euro është nënçmuar ndaj lekut me më shumë se një pikë, duke shënuar rekorde të ulëta të këmbimit të njëpasnjëshme, të cilat nuk i prekte që prej dhjetorit të vitit 2008.

Sipas ekspertëve, shkak kryesor i rënies së euros këtë fund viti janë volumet e ulëta tregtare. Gjithashtu edhe protestat ka pasur ndikim në qarkullimin e ulët, duke qenë se ka paralizuar konsumin sipas aktorëve kryesor të tregut.

Historikisht euro shfaqet e dobët përkundrejt lekut me afrimin e festave të fund vitit, mirë po sipas ekspertëve duke qenë se ky vit ka qenë i dobët për monedhën e përbashkët, nënçmimi këtë fund vit ka qenë më i theksuar.

Ndryshe nga tregu vendas ku euro po shfaqet e dobët, në tregjet ndërkombëtare monedha e përbashkët ka fituar pikë përkundrejt dollarit. Sipas kursit të publikuar nga Financial Times një euro po këmbehet me 1.13 dollarë, nga 1.12 që këmbehej një muaj më parë. Kjo është reflektuar edhe në zhvlerësimin e dollarit në tregun vendas, i cili sot ka humbur gjysmë pike përkundrejt lëkur. Një dollar u këmbyes sot sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 108.66 lekë.