Lefter Koka sqaron pse doli kundër Kryemadhit: Jemi kthyer në qesharakë…

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka nuk pranoi të digjte mandatin siç vepruan pjesëtarët e tjerë të grupit të partisë së tij. Deputeti i Qarkut të Durrësit duke sqaruar arsyet pse mori këtë vendim ka kërkuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Sot ajo që është e thënë nga të gjithë forcat politike. Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Ne propozohemi nga një forcë politike por përfaqësojmë veten. Ajo që është për të thënë është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer në qesharakë për shkak të këtij kodi. Nëse deputetët i binden kryetarëve të partisë, ky parlament humb rëndësinë e tij. Cdo vendim i drejtë do ketë mbështetjen time”, u shpreh Koka.