Letra prekëse e babait të moshuar drejtuar djalit të tij! Mos e humbisni!

Bir, nëse një ditë do më shohësh plak, nëse bëhem pis ose nuk arrij të vishem, ki durim, kujto kohën kur kam kaluar duke të të mësuar.

Nëse përsëris çdo herë të njëjtat fjalë, dëgjomë, kur ishe i vogël të thosha çdo natë të njëjtën përrallë që të flije.

Kur nuk dua të lahem, mos më bërtit, kujto kohën kur të vija nga pas dhe sajoja 100 histori që të laheshe.

Nëse një ditë nuk do të mbaj mend, e rëndësishme nuk është është ajo që them, por nevoja për të qenë pranë teje.

Më jep pak kohë, më jep pak durim…Më jep një shpatull në të cilën të qaj, ashtu sic ke bërë edhe ti shumë herë.

Më ndihmo të eci, më ndihmo të mbaroj ditët e mia!

Me dashuri dhe durim! Në këmbim unë do të të jap një buzëqeshje, dhe dashurinë e pafund që gjithnjë e kam pasur për ty!