LSI zbulon aferën korruptive ku është përfshirë Lefter Koka: Zgjodhe të përfitosh…

Lefter Koka është një prej deputetëve të LSI që nuk ka pranuar që të djegë mandatin. Gjatë një prononcimi sot për mediat deputeti i Durrësit tha se, ai mbetet pjesë e LSI. Por, në një reagim të drejtuesve të LSI theksohet se, Koka është tashmë i përjashtuar.

Levizja Socialiste për Integrim ka marrë vendimin që te përjashtojë nga radhët e saj të gjithë ata antarë të LSI që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit pavarësisht vendimit unanim të partisë. Vendimi për ç’rregjistrimin e tyre nga lista e anëtarësisë është marrë në mbledhjen e 22 Shkurtit dhe mban firmen e Kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

Ky dokument është shpërndarë sot nga zyra e shtypit në LSI, dhe si një përgjigje ndaj rebelit Lefter Koka, i cili deklaroi sot se do të vijojë të jetë pjesë e kësaj force politike.

Kujtojmë se derimë tani nga radhët e PD-së dhe të LSI-së janë future 16 kanidatë nga listat, dhe priten ende të tjerë. E vetmja rrugë që ka në dorë PD dhe LSI për të ndalur rrjedhjet është masiviteti i protestës 16 Mars, që sipas tyre do të bëjë të mundur rrëzimin e qeverisë Rama.

Lidhur me deklaratat e Kokës ka reaguar dhe Endrit Braimllari:

Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI.

LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges. Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne parlament sot vendose te shkosh.

Levizja Socialiste per Integrim nuk do te jete peng e interesave private te askujt, as te djegies se mekateve ne inçeneratore por do luftoje deri ne fund qe Shqiperine ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet. Kushdo ne Shqiperi te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptar.