Luana “mollë sherri” mes motrash, Marina zihet me Lirën: Veç një të keqe ka… (FOTO)

Dy moderatoret e njohur Marina dhe Luana Vjollca, janë dy nga motrat më të njohura në vendin tonë. Ato janë kujdesur që t’i shfaqin gjithmonë në rrjetet sociale të gjitha genet e bukura që kanë të trashëguara në familje.

Madje herë pas here publikojnë foto edhe me motrat e mamanë e tyre. Së fundmi Luana e Marina kanë uruar publikisht motrën e tyre të madhe, Lira, me rastin e ditëlindjes.

“Je jeta ime. Je dashuria ime më e madhe!! Gëzuar ditëlindjen lali im. Të dua më shumë se gjithçka, Lira Vjollca”, shkruan në foto moderatorja Luana Vjollca.

Ndërkohë Marina në foton e publikuar në “Instagram” shkruan: “Gëzuar ditëlindjen patushja ime! Je njeriu më i mirë në botë që ekziston (prandaj përfitojmë nga ti të gjithë). Të dua pafund!!!”.

Por pas këtij urimi të bukur, Marina nuk i kursen kritikat për Lirën. Në “Instastory” ajo shkruan: “Veç një gjë të keqe ka Lira Vjollca, ka të preferuar Luanën”.