Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen plot 7 makina

Shtatë makina janë përfshirë këtë mbrëmje në një aks.ident masiv pranë ish-Kompleksit ‘Dinamo’ në Tiranë.

Në aksident siç shikohet edhe nga fotot në aksident janë përfshirë 3 automjete luksoze tip  ‘Audi’ ndërsa njëra prej tyrë është një mjet tip ‘BMË’

Nga aksidenti thuhet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa vlera e dëmit llogarritet në mijëra euro.

Shkak për këtë aksident thuhet se është bërë një drejtues mjeti, ndërsa priten të dalin edhe rezultatet e testit të alkoolit.

Nga sa mësohet nga dinamika e aksidentit, ndërsa mjeti tip “Audi” ngjyrë  e bardhë me targë ‘AA 855 US’ po dilte nga lokali ku ishte parkuar, një tjetër makinë  tip “Audi” ngjyrë gri ka ardhur nga pas me shpejtësi të lartë duke përplasur me “Audin” e bardhë.

Në tentativë për të shmangur përplasjen, makina ka devijuar  duke përplasur  makinat e  tjera të cilat ishin të parkuara në krah të rrugës njëra prej tyre tip “BMW”, një “Toyota” dhe “Benz”.