Mariza tregon rastin e shpifur që e tronditi: U pendova, 1500 euro por… më mirë dinjitetin tim

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mariza Ikonomi është rikthyer në Shqipëri, pas një kohe të gjatë qëndrimi në Karaibe ku këndonte e aktronte dhe u bë shumë e famshme.

Mariza ishte e ftuar sot në “Trokit”, ku gjatë një loje, moderatori Ermal Peçi e pyeti për 4 pagesat për të cilat është penduar që ka shkuar në koncerte.

“200 mijë lekë, 150 mijë lekë, 1500 euro dhe 500 mijë lekë. Unë kam një tip që bëj shumë edhe për shoqërinë dhe ndonjëherë them më mirë mos m’i japësh fare”, u shpreh Mariza.

E pyetur nga Ermali çfarë kishte ndodhur me pagesën 1500 euro, këngëtarja tregoi se ishte një rast i shpifur.

“Ishte rast shumë i shpifur. Ai shikonte gjatë gjithë kohës, bëri një skenë… sa unë preferova më mirë të mos merrja lekët e të kisha dinjitetin tim, lekët nuk i mora fare”, tregoi Mariza.