Mark Babani i ‘Ramës’ me miliona euro, sho.kon të madh e të vogël, kërkon pensionin e babai për banorët e tërmetit

Ai është një emër jo pak i njohur në politikë. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun Mark Babani, i cili ka reaguar për situatën e tërmetit. Ajo që të bën përshtypje lidhet me faktin se si një nga biznesmenët më të pasur në Vaun e Dejës, me fitime që llogariten deri në miliona euro në vit, kërkon ‘nga babai’ i tij që të japë ndihmë për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Babani ka deklaruar se ka kërkuar që në ndihmë të banorëve të prekur babai i tij të dhurojë gjysmën e pensionit.

Ndoshta kemi dëgjuar se bamirësia nuk është detyrim, dhe as nuk reklamohet, por këto rrëzohen të gjitha poshtë, teksa sheh vendosmërinë e Babanit, që ia doli me babanë e tij.

Vetë kryebashkiaku nga ana tjetër nuk ka bërë të ditur se sa ka qenë ndihma që ai ka dhënë në drejtim të qytetarëve, i rëndësishëm është pensioni i babait.

Videon e gjeni te linku me poshte:

“>http://