Martesa e vajzës nga Fshati Sos, historia që do t’ju përlotë

Fshati SOS në Kosovë ka martuar një prej vajzave që është rritur në këtë fondacion. Ajo është veshur nuse dhe është përcjellë për në shtëpinë e bashkëshortit me festë e dhurata. ‘E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë…’-shkruhet në postimin prekës të fondacionit që është shndërruar në një familje për fëmijët që jetojnë aty. Vajza u martua vitin e kaluar, por historia e saj i ka prekur të gjithë.

Postimi i plotë:

‘SOS Fshati i Fëmijëve është familja më e madhe në Kosovë dhe për këtë, Ne stafi, jemi shumë krenarë dhe e ruajmë këtë titull me shumë xhelozi. Të premten kishim festë në SOS Fshat. Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllaun dhe tani u rrit e u bë për martesë. E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë, veq se me të gjitha adetet e ritet që një familje organizon për fëmiun e saj.
Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcjellnim vajzën për një jetë të re bashkëshortore.
Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siq i ka hije një familje të madhe si SOS Fshati. Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që i përgaditën për vajzën tonë…Paqin fat e ju priftë e mbara!’