Më 5 shkurt shënohet data e rëndësishme për miliona njerëz, mezi po presin që…

Ai njihet më së shumti nga fëmijët e vegjël dhe prindërit e tyre, por karakteri vizatimor “Peppa Pig” (Derrkuci Pepa) është tashmë një hit në Kinë, ndërsa vendi përgatitet të hyjë në Vitin e Ri hënor.
Sic mund të keni dëgjuar, miliona njerëz në të gjithë botën do të hyjnë në Vitin e Ri hënor. Kjo do të ndodhë mesnatën e 5 shkurtit.

Por Jenny Tsai, në Tajvan, mendon se çdo vit është viti i derrit, e ndaj ajo apartamentin ku jeton e ndan edhe me 4 derra.

Tsai thotë se derrat e saj janë aq të zgjuar, saqë kanë mësuar tani edhe të hapin frigoriferin.

Sakaq. në Hong Kong po “vlon” debati se çfarë duhet bërë me popullatën në rritje të derrave të egër. I njohur për qiejgërvishtësit e panumërt të tij, Hong Kongu ka edhe një seri malesh dhe parqesh ku gjallërojnë derrat e egër, e gjithnjë e më shpesh po ndodh që njerëzit dhe derrat të takohen fytyrë më fytyrë./Përgatiti: ShkodraNews